Breznica, frymëzim për malësinë e Bujanocit

BreznicaBreznica e cila gjendet në pjesën e malësisë së Bujanocit konsiderohet të jetë shtylla kyqe e ruajtes së vlerave kulturore, arimore, fetare, edukative, sportive e shoqërore.

Përkundër presioneve psikofizike që pushtuesi serb bëri mbi Breznicën që në mënyrë të dhunshme por edhe të heshtur t’i shpërngul nga vatrat e tyre shekullore, Breznicasit nuk e kan ndërmend të lëvizin nga toka e tyre.

Përkundër vështirësive ekonomike e sociale, Breznicasit gjejnë motivin për ta mbajtur gjallë shpresën e jetës dhe jetën e tyre për ta bërë më kreative.

Breznica ndahet në dy pjesë, ajo e epërme dhe e ulët, si dhe nën administrimin e vet të bashkësisë lokale e posedon edhe fshatin Bilinicë.

Në Breznicë funskionojnë gjitha institucionet përkatëse si:

shkolla breznices

Shkolla fillore në Breznicën e epërme dhe të ulët e cila e ka edhe qerdhen ne një objekt

shkolla e breznices ulet

ambulanca

  Shtëpia e shëndetit

215074_188407801296995_1789799445_n

 Xhamia e Breznicës se eperme

1012099_267031930101248_1573078109_n

Xhamia e Breznices se poshtme

lumi

Lumi i fshatit Breznice

shadervani

 Shadervani i xhamise se Breznices eperme

fusha

Fusha e sportit ne Breznicen e eperme

mulliri

Mulliri i fshatit Breznice

Si dhe Bashkësia lokale e cila eshte ne funksion por pa objet te vetin perkates

Breznicasit gjithmonë ishin dorëdhënës si në anën e ndihmave financiare poashtu edhe në ndërtimin e infrastrukturës.

Breznicasit kryesisht merren me blegtori e bujqësi, me kultivimin e prodhimeve bujqësore.

Në Breznicë është i instaluar ujësjellësi, është e ndërtuar fusha e sportit, ndricimi i fshatit, janë asfaltuar disa rrugë lokale, egziston mulliri i fshatit dhe ka disa shitore private.

Breznica karakterizohet me lumin e bukur i cili e ndanë fshatin në dy pjesë duke ia shtuar bukurinë magjepsëse.

Breznica në të kaluarën ishte e dalluar edhe me zhvillimin e sportit si dhe të organizimeve të konerteve, ku në shumë gara sportive dhe kulturore ishte konkurenti më serioz, por edhe tani nuk mungojnë aktivitet sportive dhe kulturore.

Breznicasit poashtu janë të njohur si njerëz mikpritës, bujarë dhe atdhedashës, ku kemi njerëz të vrarë, të persekutuar, të ndjekur nga dora serbe.

Breznica nxori njerëz mjaftë intelektual të cilët japin kontributin e tyre si në fshat por edhe më gjerë ne trevat kosovare por edhe në vendet e europës.

Breznica konsiderohet si fshati më i madh i komënës se Bujanocit, i cili fshat tani vlerësohet të jetë si qendër e cila lidh gjitha fshatrat e malësisë së Bujanocit, dhe njëherit gjithë Bujanocin me daljen e dytë për në Kosovë.

Shpresojmë që në të ardhmen të zhvillohet edhe më shumë ky vend në të gjitha sferat e jetës, si të infrastrukturës, arsimit, sportit, kulturës, religjionit, bujqësisë e ekonomisë.

Msc.Shpend Xhelili

Breznicë, 28.07.2013

http://malesiabujanocit.com/